Home KRYESORE Europa ne gadishmeri, kreret e shtetit thyejne protokollin…

Europa ne gadishmeri, kreret e shtetit thyejne protokollin…

Kryeministri i vendit, Edi Rama pas disa vizitash te shpeshta jashte shtetit e fundit ne Turqi, tashme është nisur për një vizitë tre ditore në Kinë, nga e cila pritet të kthehet vetem të enjten. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nga ana tjeter është nisur për një vizitë zyrtare në Itali, vizitë për të cilën nuk ka njoftim zyrtar, por është e konfirmuar nga stafi i ngushtë i tij.

Kreu i shtetit, Bujar Nishani do të jetë nesër në Kroaci për një vizitë zyrtare, e konfirmuar kjo zyrtarisht përmes një njoftimi për shtyp të Presidencës.

Në këto kushte, Protokolli i Shtetit nuk është treguar serioz, duke lejuar të shkelet Ceremoniali zyrtar, dhe tre krerët më të lartë të shtetit të jenë njëkohësisht jashtë vendit.

Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet:

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën koh딝. 

  • Kjo ndodh per me teper kur e gjithe Europa per shkak te terrorizmit eshte ne gedishmeri te larte dhe ndersa nje konflikt politik eshte hapur midis Rusise dhe Turqise si anetare e NATOS-s…

 

Share: