Home KRYESORE Ilir Meta karshillek Edi Rames me nderkombetaret…?

Ilir Meta karshillek Edi Rames me nderkombetaret…?

Duket se politikani Ilir Meta po i ben konkurrence politikanit Edi Rama ne raport me udhetimet jashte vendit dhe mbeshtetjen e nevojshme nderkombetare qe i nevojitet cdo politik-beresi shqiptar.

Thashethemet politike te cilat mund te kene dale edhe nga zyra politike te Pushtetit, konsideronin kryeministrin Rama si te “privilegjuarin” e nderkombetareve dhe kryeligjvenesin si te “penalizuarin” e tyre, por duket se ballancat tashme po ndryshojne kahjen e ketyre thashethemeve.

Pas udhetimit ne USA per te cilin politikisht perflitej se nuk i jepej Vize Udhetimi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas qendrimit disa ditore ne Itali, ka udhëtuar për një vizitë në Gjermani, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditëve të nëntorit shqiptar në Dyserldorf.

Përveç se ka uruar për festat, Meta ka prekur edhe një temë të mprehtë të kohëve të fundit, atë të largimit të të rinjve veçanërisht drejt Gjermanisë, qe kryeministri Edi Rama ndersa ishte per vizite atje e injoroi!

“Fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë, ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë, sidomos tek të rinjtë, për ta parë të ardhmen në vendin e tyre”, ka deklaruar Ilir Meta atje, qartazi ne terma kryeministror…!

Share: