Home KRYESORE IMEI vetem per importuest e telefonave…

IMEI vetem per importuest e telefonave…

Nga Bardhi Sejdarasi

Pergjimi i telefonave? Ca njerezve iu ka mbetur ora! Po lexoj ne disa gazeta e shoh ne disa kronika televizive se tani e tutje do te pergjohen telefonat!? Me nje metode te re qe vjen nga rregjistrimi i numrave IMEI!? Te gjithe shkruajne c’te mundin, pa pyetur asnje ekspert, pa marre asnje informacion shtese, pa iu referuar asnje burimi! Ne fakt pergjimit i “ka vdekë nëna” me nje vendim final te Gjykates Kushtetuese! Po çfare ka ndodhur, qe qenka “investiguar” per te hedhur “poshte” edhe njehere GJK? Asgje! Vetem fantazi! Ja si shkruhet e “zeza mbi te bardhe” (nuk ka deklarim te IMEI nga ata qe posedojne nje celular, por nga ata qe importojne nje te tille; nuk ka deklarim nga kushdo, por vetem nga tregtaret importues, te shumices dhe te pakices! Si do te behet rregjistrimi i IMEI-it?

Ja ligji:

Krijimi i Bazës të të Dhënave të numrave IMEI të telefonave celularë

1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon Bazën e të Dhënave të numrave IMEI të telefonisë celulare, në të cilën regjistrohen të gjithë numrat IMEI të telefonave celularë në momentin e importimit dhe të gjithë numrat IMEI të telefonave që shiten nga tatimpaguesit në tregun vendas, shitës me shumicë dhe shitës me pakicë, pa cenuar legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

2. Baza e të Dhënave të numrave IMEI aksesohet nga depozituesit e informacionit që janë importuesit, tatimpaguesit shitës me shumicë dhe tatimpaguesit shitës me pakicë vetëm për qëllime të popullimit të të dhënave në përputhje me pikën 3, të këtij neni, si dhe nga inspektorët e administratës tatimore gjatë ushtrimit të kontrolleve. Inspektorëve u ndalohet të aksesojnë të dhënat e bazës sipas këtij neni jashtë objektit të një çështjeje në hetim dhe çdo akses shoqërohet me mbajtjen e një procesverbali për qëllimin e aksesit dhe destinacionin e të dhënave të nxjerra.”.

3. Popullimi i Bazës të të Dhënave bëhet, si më poshtë vijon:

a)Importuesit e telefonave celularë, në çastin e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve doganore pranë degëve doganore, duhet të deklarojnë edhe listën e numrave IMEI të aparateve të importuara, si dhe të ngarkojnë elektronikisht të gjithë informacionin e numrave IMEI respektivë në Bazën e të Dhënave;
b)Individët, të cilët, në çastin e hyrjes në doganë, zotërojnë aparate celulare, që futen për herë të parë në Shqipëri, vlera e të cilave është mbi minimumin e patatueshëm, të vendosur në ligj, ndjekin të njëjtën procedurë si në shkronjën “a”, të kësaj pike. Ngarkimi elektronikisht në Bazën e të Dhënave kryhet nga dega doganore;
c)Tatimpaguesit me shumicë dhe me pakicë, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave, duhet të ngarkojnë numrat IMEI të telefonave celularë tek Baza e të Dhënave të të gjithë telefonave celularë gjendje. Kjo praktikë duhet të ndiqet më pas për çdo telefon të ri që hedhin në treg.

Share: