Home KRYESORE Invalidi i UÇK-së i shkruan letër të hapur Isës dhe Hashimit!

Invalidi i UÇK-së i shkruan letër të hapur Isës dhe Hashimit!

Ish ushtari i UÇK-së dhe invalidi i luftës çlirimtare të Kosovës, ka shkruar një letër për Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, duke ju lutur te tërhiqen nga nënshkrimet. Ne po botojmë letrën e plote dhe dy foto te ushtarit te lirisë dje dhe invalidit sot!

Ja letra e plotë pa ndërhyrje:

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi a bash kaq e zorshme qenka te terhiqet nenshkrimi i marrveshjes per “Zajednicen” dhe “Demokracionin”!?

Mua si Frasher, me duket se trazirat, kriza politike, bllokada ne vend, e bejn shume te argumentueshem para Brukselit e Amerikes (nese aty ma keni hallin) te terhiqet nenshkrimi.

Se paku per te miren e vendit, qe po deshmohet se kurre s’ju ka interesuar. Nje terheqje nga nenshkrimi, do te qetesonte opoziten dhe mergaten.

Kryeminister dhe zevendes kryeminister si po duket nuk po doni qetësi derisa po vazhdoni me arrogancën, arrestimet e deputeve, me hapa jo legjetimues.

Kete kuptuam se e ben per ti treguar muskujt.

Por mbani mend se sigurine dhe çmimin e shkaterrimit te ketij vendit e mbani mbi supet e juaja.

frasher oseku1Frashër Oseku
Invalid i UÇK-se
Luftëtar i UÇK-se Kombëtare
Me vendbanim ne Suedi

Share: