Home KRYESORE Jeni shumë vonë o myslimanë…

Jeni shumë vonë o myslimanë…

Nga Ekrem Dumanllë

Legjimiteti i akteve terroriste për herë të parë është shfaqur në çështjen e palestineze. Ka patur prej atyre që në kushtet kur të rinjtë palestinezë, në pamundësi për të dalë me një zgjidhje përballë Izraelit dhe që për shkak të dëshpërimit si pasojë e disfatës kishin rënë në pesimizëm, kanë pranuar si të ligjshëm aktet dhe sulmet vetëvrasëse.

Sipas kësaj fetva-je (ekspertizë e një çështjeje të caktuar nga pimëpamja e dispozitave fetare) një ”˜muxhahid’, (luftëtar i një kauze të shenjtë apo një ideali të caktuar), duke u vetëflijuar, mund të ndërmarrë një sulm vetëvrasës dhe në përfundim të këtij akti, do të fitojë shpërblimin e amshueshëm; xhennetin.

Por në të vërtetë a kishte vend në dispozitat fetare, ose a kishte një shembull të ngjashëm për aktet vetëvrasëse që bota islame nuk u shpreh kategorikisht kundër me një qëndrim unik ndaj një qasjeje të tillë? Fatkeqësisht pjesa më e madhe e botës islame nuk arriti t’i thotë JO masakrave të cilat do të shkaktonin vdekjen e njërëzve në masë. Ende, edhe tani, një pjesë e myslimanëve nuk arrijnë të distancohen kategorikisht dhe të mallkojnë dhunën dhe terrorin qartazi dhe pa asnjë rezervë… Madje shumë prej dijetarëve medjekthjellët myslimanë ende nuk janë shprehur qartë dhe prerazi se sulmet vëtëvrasëse nuk kanë asnjë të përbashkët me islamin.

Për ta thënë më qartë, askush përveç dijetarit dhe mendimtarit mysliman, Fet’hullah Gylen nuk ka dalë kundër dhe nuk ka refuzuar në mënyrë të prerë dhe të qartë fetva¬-në për një luftë të shenjtë përmes metodave terroriste. Gylen, kundërshtimin e tij e ka bazuar pikërisht në parimet themelore të islamit. Sipas tij, nëse një person kryen një sulm vetëvrasës më bombë dhe shkakton edhe vdekjen e njerëzve të tjerë, atëherë personi në fjalë konsiderohet vrasës. Personi i cili zgjedh aktin e vetëvrasjes, jo vetëm shkatërron jetën e tij të përtejme, duke u privuar nga shpërblimi i parajsës, por në të njëjtën kohë kryen krimin e një vrasjeje të tmerrshme.

Në kohën kur Fethullah Gylen shprehu këtë qëndrim të qartë, bota islame ende nuk kishte arritur të kuptonte se çfarë problemesh do të shkaktonte kjo metodë terroriste. Prandaj në atë kohë, ai u kritikua ashpër dhe u përball me akuza të paimagjinueshme.

Në ditët e sotme, përfaqësuesit e të ashtëquajturit “islami politik”, të cilët shprehen të shqetësuar dhe e cilësojnë të gabuar çdo lidhje mes islamit dhe terrorit, janë pikërisht të njëjtët persona që dikur ndaj Gylenit adresonin akuzat më të ashpra dhe e shpallnin armik të luftës së shenjtë (xhihadit). Për fat të keq, aktet terroriste, të cilat filluan të shfaqen në mes të viteve ’90 dhe që më pas zgjeruan ndikimin e tyre në botën islame, nuk u dënuan mjaftueshëm dhe nuk u mbajt një qëndrim i prerë kundërshtues dhe Gylen u la i vetëm në qëndrimin e tij…

Titulli i intervistës së Fethullah Gylen me gazetaren Nurije Akman në vitin 2004 ishte jashtëzakonisht i ashpër: “E urrej Osama bin Laden”. Ndërsa arsyen ai e argumentonte me këto fjalë: “Ka njollosur fytyrën e shndritshme të Islamit”. Qëllimi i Gylenit ishte shumë i qartë. Ai thoshte se duke vrarë civilë të pafajshëm përmes akteve terroriste, në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, Usama bin Laden dhe organizata e tij, është bërë shkak që islami të identifikohet më një sëmundje të tillë si terrorizmi.

Fatkeqësisht, shqetësimet e ngritura nga Gylen nuk u morën në konsideratë nga shumë prej lëvizjeve myslimane. Dhe për më tepër, përfaqësuesit e të ashtëquajturit “islami politik” përherë janë treguar dashamirës ndaj grupeve radikale. Tek tuk ka patur reagime të vogla kundra radikalizmit, por gjithsesi nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe aq të forta sa duhet të ishin. Reagimin më i qartë dhe pa akuivok ka ardhur nga Fethullan Gylen.

Në fakt, sulmet e 11 shtatorit ishin një test serioz edhe për botën islame. Aktet terroriste të sulmeve mbi kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, të cilat shkaktuan vdekjen e mijërave civilëve, nuk sollën reagime të forta dhe të mjaftueshme nga liderët dhe udhëheqësit e botës islame. Ndërsa Gylen, në një mesazh të botuar në një nga gazetat më prestigjoze amerikane, dënoi aktet terroriste dhe shprehu ngushëllimet për jetët e humbura në sulmin e kullave binjake. Pjesa më e madhe e përfaqësuesve të ashtëquajturit ”˜islami politik” si zakonisht nuk e aprovuan një qëndrim të tillë të Gylenit. Nëse liderët e të ashtëquajturit ”˜islamit politik’ dhe udhëheqësit e civilë të botës islame nuk do të kishin lënë vetëm Gylenin dhe do kishin mbështetur qëndrimin e tij në atë kohë, sot masakra e Parisit mund të ishte shmangur dhe myslimanët kudo që ndodhen në botë nuk do të trajtoheshin në mënyrë kolektive si terroristë. Shprehja e sheqerosur e solidaritetit, ajo e mesazheve ngushëlluese dhe simpatia e vazhdueshme ndaj organizatave radikale përkthehet në një rrezik të mundshëm për të gjithë botën myslimane! Dhe kjo është për të ardhur keq!

Në mes të viteve 1990, Fethullah Gylen bëri një tjetër lëvizje duke mbështetur qartë dhe hapur demokracinë. Për të ashtëquajturit përfaqësues të “islamit politik”, një qëndrim i tillë ishte një krim i tmerrshëm, madje konsiderohej dhe si një tradhti ndaj Islamit. Megjithatë, qëndrimi i Gylen ishte pikërisht veprimi i duhur: Kundërshtimi i të gjitha formave dhe mënyrave të terrorit dhe terrorizmit dhe pozicionimi në mbështetje të demokracisë…

Shikoni ironinë e çuditshme të fatit, kalorësit e “islamit politik” të ardhur në pushtet dhe që më pas u shndërruan në autoritarë, tani akuzojnë Gylenin për krijimin e një organizate terroriste. Dhe kush mund ta besojë një pretendim të tillë kaq absurd?

Vallë mendoni se njerëzit nuk pyesin se përse ata që shpifin ndaj një mendimtari dhe dijetari mysliman që për rreth 20 vite ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe të palëkundur ndaj terrorit dhe dhunës dhe për këtë qëndrim të tij ka vuajtur jo pak, nuk kanë mbajtur një qëndrim të qarë dhe të prerë ndaj mizorisë së “islamit radikal” në kohën e duhur?

Sigurisht që shpifjet e atyre që ende nuk kanë mbajtur një qëndrim të sinqertë kundra dhunës nuk i beson askush.

Share: