Home KRYESORE Jo politikave qe nxisin urrejtje dhe dhune…!

Jo politikave qe nxisin urrejtje dhe dhune…!

Nga Skender Brakaj

Në mënyrë të veçantë, analizat e detajuara pas do fenomeni negative janë mëse të domosdoshme, pasi sa më shumë të thellohesh në shkaqet dhe pasojat e tyre, aq më shumë rruga të çon tek embrioni i fenomenit dhe kesisoj e gjen me të kollajt për të parandaluar dhe luftuar të keqen që aty, pa e lënë të zhvillohet. Shumë analistë folën për pos ngjarjes tragjike të Parisit Njerëz të ndarë në grupime të ndryshme, me përqafime besimes të ndryshme fetare, me përkatësi kombesh dhe etnish të ndryshme, duke e parë ngjarjen në kënvështrime të ndryshme, nxituan të shprehnin mendimet e tyre.

E përbashketa ishte se të gjithë konvergonin në një pikë : e dënojn me forcë krimin…Po çfarë i ndan? Ku devijohen opinionet e tyre? A është kjo një luftë e nisur fetare, apo pas këtij etiketimi mundohet të fshihet diçka tjetër që ka të bëjë me pasuri nëntokësore dhe me resuse të rralla natyrore? Njohësit e mirë të politikave Globale nuk e kanë të vështirë të japin një shpjegim të qartë mbi atë që sot quhet ISIS. Nuk e kanë të vështirë të datojnë lindjen e tij, arsyen e krijimit, se cilët janë furnizuesit kryesor të tyre me armë dhe me burime të tjera materiale.

Cilët janë inspiruesit e asaj ideologjia që kërkon te sfidoj Islamin, në emër të Islamit? Përse nuk e bëjnë këtë? Përse nuk e bëjnë këtë as analistë të shquar të së drejtës ndërkombëtare? Përse nuk e bëjnë këtë as medie të mëdha prestigjioze. Gjithsesi ajo që është për tu përshëndetur në këtë rast fatkeqësie është solidariteti mbarë njerëzor…

Por ky solidaritet I përmasave të tilla duhet te shprehej edhe pas ngjarjes tragjike ne Turqi, në Libi, Në Pakistan, Në Egjypt, Në Siri pa harruar të përmëndim mijërat e viktimave në Palestinë….Gjithashtu është për tu përshëndetur edhe vrasja e frikës prej dhjetëra zërave që sa vijnë e mëhen më kumbues, të cilët I bëjnë thirrje Perëndimit dhe mbarë botës së civilizuar për rreflektim. Popujt në botë janë të gjithë të barabartë dhe kudo, në çdo skaj të globit duhen trajtuar si tyë tillë. Janë politikat të lidhura me një mijë e një fije interesash që nxisin urrejtjen dhe luftërat…

Share: