Home KRYESORE Kohë të vështira: kryevepra…

Kohë të vështira: kryevepra…

Nga Petraq Risto

Kohë të vështira: buzët lëvizin dhe unë përpiqem të lexoj romanet dhe poemat e tyre të përçartura, zemërimet që ngjasojnë me sheshe nën breshër, deformimet e vargjeve, ulërimat e prapaskenave, dehjen e suflerëve, tredhjen e alibive, përdhosjen e triumfeve, lavdërimin e marrëzive të vogla, vetë-përkëdheljen proverbiale që s’pranojnë ta quajnë delir, shkyerjen e drenushës metaforë, përpjekjen për të ndezur zjarre me xixëllonja nate, rrëmbimin e ndonjë fjale, dëshirën për të kthyer gjuhën shqipe në kërthizë të njerëzimit, harakirin e Udhës së Qumështit në sytë e mëshqerrave, zhgënjimin për rininë e shkurtër, dhunën e burrave, tradhëtitë e grave me ndihmën po të burrave, pritjen e gjatë te porta kafkiane e ligjit, dashuritë e rëndomta, talljen me Ofelinë dhe Desdemonën, ëndrrën për t’u vetë-propozuar për çmimin Nobel e me pakëz barut nga ai që shpiku Nobeli të hedhin në erë kafazet e tyre me papagaj të plagosur që rënkojnë: “kryevepra!”…

Share: