Home KRYESORE Konkurs për Logon e miqësise Shqipëri – Izrael

Konkurs për Logon e miqësise Shqipëri – Izrael

Me rastin e 25 vjetorit te vendosjeve te marrdhenieve diplomatike midis Shtetit te Izraelit dhe Republikes se Shqiperise ,

Ambasada e Shtetit te Izraelit ne Tirane dhe Ministria e Jashtme e Shqiperise organizojne konkursin kombetar per ideimin dhe dizenjimin e logos qe do te perfaqesoje 25 vjetorin e marrdhenieve te aferta dhe miqesore ndermjet dy vendeve. Kjo logo do te shoqeroje cdo aktivitetet bilatreal, botim, promocion, informacion dhe me shume te gjate vitit 2016. Si e tille kjo logo duhet te jete nje krijim origjinal, me vizibilitet te larte duke percjell nepermjet elementeve te saj mesazhet e miqesise dhe bashkepunimit te forte ndermjet dy vendeve.

Ftohen te gjithe te interesuarit te plotesojne propozimet e tyre deri ne daten 15 Dhjetor 2015 tek : [email protected]

Çdo propozim duhet te perfshije: nje logo me rezolucion te larte; nje shpjegim konciz te projektimit dhe zgjedhjet qe projektuesi zgjodhi te përfshinte ne pune; disa fjale per projektuesin; dhe nje dokument per heqjen dore te te drejtave per perdorimin e logos.

Projektuesi fitues do te zgjidhet me shumicen e votave nga nje komisioni i perbashket Shqiptaro-Izraelit dhe nga nje votim online ne Median Sociale. Logoja fituese do te vihet ne perdorim duke filluar nga 1 Shkurti 2016, ndersa titulli i projektuesit fitues do te publikohet para asaj date.

Projektuesi i logos se zgjedhur do ti jepet nje bilete fluturimi dhe akomodim ne Izrael.

Share: