Home KRYESORE Diplomacia dështoi, Kosova nuk është pranuar në UNESCO…

Diplomacia dështoi, Kosova nuk është pranuar në UNESCO…

Kosova nuk është pranuar në UNESCO. Nga shtetet e pranishme 92 votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Por për të marrë anëtarësimin Kosovës i duheshin 2/3 e votave, pra 95 vota. Kosova humbet kështu anëtarësimin ne UNESCO për vetëm tre vota edhe pse ne kete beteje te veshtire poltike u investiua shume nga Prishtina, Tirana dhe aleatet stretegjik. Kjo ndodhi pas rrëzimit te kërkesës se Serbisë për shtyrjen e votimit është hedhur poshtë nga Konferenca e Përgjithshme në Paris. Kërkesa serbe u rrëzua me 89 vota kundër, 59 pro dhe 22 abstenim.

Duket se Kosova “shitet” nga Serbia dhe miqtë e saj si vend “islamik” dhe kjo meqë 90% e popullsisë se saj janë myslimane, por paradoksalisht 90% e vendeve islame votuan kundër pranimit te saj ne UNESCO !!! Persa i përket vendeve “komuniste” si Kuba, Venezuela, Koreja e Veriut, etj. ata votuan 100% kundër!!! Padyshim qe kjo situate është edhe si rezultat i punës se dobët nga diplomacia e Kosovës dhe Shqipërise per tu shpjeguar si duhet keto dimensione atyre qe do te votonin.

Share: