Home I pakategorizuar Kryeministrin e kemi artist dhe artin nuk e respektojme…

Kryeministrin e kemi artist dhe artin nuk e respektojme…

Nga Ardo Nuba

“Ikonat e Galerisë Kombëtare të Arteve, të plasura në pjesën e pasme të një furgoni, si me qenë drru për zjarr, reflektojnë mjaft qartë nëpërkëmbjen dhe dashakeqësinë mes së cilës arti trajtohet këtu pari. Te trajtosh si një diçka e kotë që s’mundet as të hahet, as të pihet – thuaj, si një barrë luksi, prezenca e së cilës nëse nuk na englendis, bëhet e bezdisshme” shkruan një studente ne profilin e saj ne facebook

Fundja mund te thuhet qe këtu ne një vend me shume probleme, arti është pikërisht luks i një kalibri të rëndë ndaj të cilit nuk gëzojmë as kureshtjen, as respektin e duhur. Por, nga ana tjetër mund edhe te thuhet qe kjo ndodh ne një vend kur kryeministri është piktor artist dhe u njoh ndërkombëtarisht sepse këtë profesion e përdoruri kur ishte kryebashkiak për te na ngjyrosur pallatet, tani kryeministër po ri-konstrukton me miliona leke te taksave te qytetareve, zyrat e shtetit dhe po kujdeset duke dhëne miliona te tjera, edhe për stresin e punonjësve te Cez…

Ndërkohe sot nga Galeria e Artit janë hequr ikonat qindra vjeçare të koleksionistit Gjergji Thimo të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet burg për akuzën e trafikut të veprave të artit. Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mënyrën si janë zhvendosur këto ikona dhe transportuar me një furgon të thjeshtë dhe pa kujdesin e duhur… Tashme, nuk dihet qarte cili do te jete fati i këtyre veprave te cilat kane vlera te jashtëzakonshme…

Share: