Home KRYESORE Kush hyn në veprim Traktati i NATO-s apo i BE-së për Francën?

Kush hyn në veprim Traktati i NATO-s apo i BE-së për Francën?

Nga Lavdrim Lita

Me ngjarjet makabre të Parisit, edhe Shqipëria ka hyrë parimisht në luftë me terrorizmin në mbrojtje të qytetërimit. Presidenti francez, Fransua Hollande ka deklaruar një ditë pas ngjarjeve tragjike se, Francës i është bërë një “akt lufte” nga “jasht딝. Për rrjedhojë pas një akti lufte nga jashtë për Francën hyn në veprim neni i 5 i Traktatit të NATO-s për mbrojtje kolektive për cdo antar i agresuar dhe aktivizimi për mbrojtjen kolektive nuk do të ishte hera e dytë.

Herën e parë që u përdor aktivizimi i nenit 5 të NATO-s ishte fill pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, ku terrorizmi i organizatës Al-Kaeda (Baza) të drejtuar nga Osama Bin Laden shembi dy kullat binjake dhe NATO ndoqi anëtarin e saj më të fortë SHBA-të duke hyrë në luftë si organizatë me Afganistanin. Para disa ditësh rektori i Fletcher School, shkollës më të mirë diplomatike në botë, Admirali James Stavridis, ish drejtues i SHAPE dhe mik i shqiptarëve, shkroi për revistën Foreign Policy se NATO duhet të hyjë në Siri. Presidenti i SHBA-së Barack Obama në një deklaratë pas mbledhjes së G20 në Turqi deklaroi se nuk mbështeste një hyrje me trupa nga toka.

Nga ana tjetër, presidenti francez ka kërkuar edhe mbështetjen e Bashkimit Europian duke thirrur në kauzë nenin 42 të traktatit të Lisbonës, që është kushtetuta e Europës së Bashkuar. Neni 42,7 i traktatit të Bashkimit Europian thotë se nëse një shtet anëtar është një viktimë e një agresioni në territorin e tij, atëherë shtete e tjera anëtare kanë detyrimin që t’i vijnë në ndihmë me të gjitha mënyrat që zotërojnë. Vendet e BE votuan të gjithë unanimisht po.

Megjithatë ky nen nuk kërkon që vendet antare të hynë në luftë përkrah Francës, që I ka shpallur luftë organizatës terroriste të Shtetit islamik, ISIS. Anëtarët e BE-së që kanë qenë tradicionalisht neutralë, të tilla si Irlanda, Austria dhe Suedia, nuk janë të detyruara të minojnë këtë status.

Gjithashtu, neni 47 i traktatit thekson se kjo nuk paragjykon angazhimin sipas Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ku jo të gjithë vendet antare të BE janë antarët të NATO-s. sipas doktrinës shpjeguese ky nen u përfshi fillimisht në Traktat pas insistimit të Greqisë, e cila donte që të kishte një lloj mekanizmi të mbrojtjes kolektive jashtë NATO-s për shkak se Turqia, kundërshtari më i madh ushtarak i saj, është i gjithashtu antar i NATO-s, por jo një anëtar i BE. Në fakt, ky fakt ka bërë që Bashkimi Europian si organizatë ndërkombëtare të mos ketë një marrëveshje me NATO-n si organizatë sepse brenda BE-së gjendet edhe Qiproja, e cila nuk njihet nga Turqia.

Traktati i Lisbonës përfshin gjithashtu një “klauzolë solidariteti”, nenin 222 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian. Ky nen përmend Bashkimin Europian në mënyrë të veçantë, ndërsa neni 42.7 vetëm përmend shtetet anëtare. Duke zgjedhur për të thirrur nenit 42.7, Franca ka zgjedhur një qasje më ndër-qeveritare sesa ajo e metodës komunitare.

*Autori është gazetar nga Tirana dhe njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. MA në Kolegjin Europës

Share: