Home KRYESORE Ky quhet rifeudalizim i Tiranes!

Ky quhet rifeudalizim i Tiranes!

Nga Artan Fuga

Kjo puna qe parkimet ne Tirane te jene me leke per ata qe vijne nga rrethet e tjera dhe jo per tiranasit eshte nje pese me hic dhe shkel kushtetuten me te dyja kembet. Qytetaret e Shqiperise nuk mund te kene privilegje dhe te tjere te diskriminohen. I gjithe territori publik eshte i barabarte si akses per te gjithe. Pranda nese behet ndryshe per disa e, ndryshe per disa te tjere eshte shkelje e barazise te shtetasve.

Ky quhet rifeudalizim i Tiranes. Kush kalon nga toka ime paguan. Kjo sjell pengesa ne zhvillimin ekonomik dhe kulturor te vendit.

Kur te shkoje tiranasi i dashur per pushime, tregti, a sherbim ne Durres, Korce, Pogradec, Shkoder, Kukes, etj., atje do te detyrohet te paguaje gjithashtu edhe atehere do ta shohi sesa bukur eshte qe bashkeqytetareve te tij t’i kerkoj leke per parkim.

Fillimisht do te paguajne ata sklleverit e rretheve, pastaj do t’u vije rradha tiranasve sepse edhe keta do te shohin se hapesirat e parkingut me pagese do te ngushtohen, ata do te detyrohen ose t’i fusin makinat ne xhep, ose t’i parkojne ne zonat me pagese ndonese jane tiranas.

Por, Tirana sikurse eshte zhvilluar keto dy dekada nuk ka fuqi te ;bledhe buxhete per t’u mbajtur prandaj germon ne xhepat e qytetareve derisa nje dite do te shohi se edhe qytetaret kane nje kufi ne vuajtjen e tyre.

Share: