Home KRYESORE Levizja per Universitetin dhe pronaret e diplomoreve privat…

Levizja per Universitetin dhe pronaret e diplomoreve privat…

Nga Jani Marka

Qëndresa gati dyvjeçare e Lëvizjes Për Universitetin dhe angazhimi dhe mbështetja e qindra studentëve, pedagogëve e qytetarëve, vërtet nuk kanë mundur të ndalojnë përfundimisht reformën shkatërrimtare, por nga ana tjetër kanë arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e gjatë për të çlirurar universitetin.

Më kryesorja, përveç vetëorganizimit të studentëve, është fakti se javët e fundit mbarë opinionit publik i ka rënë në vesh parimi për arsim publik falas. Por, kjo ka bërë që kundërshtuesit e këtij parimi, për shembull pronarët e diplomoreve private dhe jo vetëm, të venë në lëvizje gjithë makinerinë ”“ të cilën me raste e zotërojnë po vetë ”“ mediatike, propagandistike dhe shpifëse kundër arsimit publik falas.

Dhe dihet që propaganda është një mjet i rëndësishëm trushplarës dhe manipuluese e së vërtetës, prandaj ia vlen që vazhdimisht të sjellim fakte edhe nga bota që arsimi publik falas nuk është kërkesë utopike shqiptare, por ekziston në shumë vende me sistem ekonomik kapitalist, si për shembull në Evropën Perëndimore dhe Nordike.

Ndërsa në vende ku arsimimi trajtohet si mall, si për shembul në Angli dhe SHBA, lufta për arsim publik falas ka filluar prej kohësh, dhe javën e kaluar kishte protesta masive të dhunshme të studentëve në Londër, ndërsa dje në 120 kampuse në SHBA ka filluar fushata “Million Student March” për arsim publik falas, fshirjen e borxhit studentor prej 1.3 trilion $ dhe vendosjen e pagës minimale prej 15$ në orë për punonjësit e kampuseve.

Beteja vazhdon! #1world1struggle

Share: