Home KRYESORE Lëvizja për Universitetin nesër ne proteste!

Lëvizja për Universitetin nesër ne proteste!

Sipas një njoftimi te Lëvizjes për Universitetin nesër në orën 11, studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojmë kundër dhunës shumë-përmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike. Njoftimi vazhdon duke bere apel për sa me shume pjesëmarrje:

“Sa më të shumtë e të vendosur të bëhemi nesër, aq më e afërt është dita kur universiteti dhe shoqëria do të çlirohen nga kontrolli i pushtetarëve, zhvatja e të privilegjuarve dhe manipulimi i gjithanshëm. Nesër është e pamundur të jesh spektator. Shpërfillja ndihmon dhunuesit. Nëse nuk je dakord me qëndrimet e Lëvizjes Për Universitetin, por prapëseprapë je kundër dhunuesve të trefishtë, bashkoju protestës me pankartën tënde, thirr parullën tënde e folu publikisht të gjithëve sipas botëkuptimit tënd. Bulevardi dhe sheshi janë ende publike, u takojnë të gjithëve barazisht. Për universitetin, për shoqërinë.”

Ne fakt, edhe pse ky grupim janë te vendosur ne qëllimet e tyre te cilat i besojnë te drejta, pjese-marrje ne këto organizime ka qene deri tani modeste. Protesta sot ne qytete te ndryshme kane kryer sot edhe tregtaret te cilët janë kundër aksioneve te shtetit kundër in-formalitetit ne biznes dhe mbështetur nga Aleanca Kuq e Zi.

Share: