Home KRYESORE Ligji është ligj por femijet duan te hane …

Ligji është ligj por femijet duan te hane …

Nga Dom Gjergji Meta

Çdo të mërkurë e të enjte pasdite vizitoj familjet katolike të famullisë time e ndalem aty rreth 45 min ”“ 1 orë me ta. Sot takova një familje me 9 persona, gjyshja, prindërit dhe 6 fëmijë. I njoh mirë dhe kanë një dinjitet të jashtëzakonshëm e nxënës të mirë në shkollë, më e madhja në Universitet në vitin e parë. E ëma pa punë ndërsa i ati punon me raste me matrapik te rruga afër Spitalit Rajonal të Durrësit duke pritur kush ta marrë për punë. Por ditët e fundit më thotë se ka pasur frikë të punojë. E pyes pse?

– Kam frikë se po na gjurmojnë -me thote – kam frikë nga gjobat apo sekuestrimi i matrapikut. E di që jam i paligjshëm, por ama këta fëmijë nuk i kam asnjërin të paligjshëm e duan të hanë bukë …

Edhe pse e dua ligjin nuk munda t’i them “lex dura sed lex” … pasi vërtet fëmijët e tij nuk ishin të paligjshëm!

Share: