Home KRYESORE Edhe une jam musliman…

Edhe une jam musliman…

Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten disarrokeshe te Dideroit te Edi Rames alias Fate Velaj, apo te meditoja per artikullin e Magdi Allam ish editorialist i Corrieres dhe europarlamentar, qe thote se nuk ka mysliman te moderuar.

Po i kthej pergjigje Magdit. Une jam mysliman Magdi. Te pakten keshtu ka qene stergjyshi im. Pasi gjyshja ime nuk besonte. As prinderit e mi dhe natyrisht as une. Por meqenese islami percakton qe nje individ i ardhur nga kush ka pranuar dikur kete fe, eshte mysliman, i bie qe edhe une jam i tille. Nuk jam bere synet. Me pelqen vera e mire dhe mishi i derrit qofte berxolle qofte proshute. Jam i martuar me nje ortodokse dhe gjysma e xhinsit tim jane martuar me te krishtera dhe te tjere i kane pagezuar femijet te krishtere.

Nena ime eshte nder njerezit me te emancipuar qe une kam njohur. Motra ime eshte nje femer qe nuk di ta dalloj nga te krishterat e perendimit. Vajza ime do ta zgjedhe besimin ose jo sipas deshires se saj, pa ja imponuar ne prinderit. Mendoj se Muhameti im dhe Jezusi yt, kane qene ca fshatare te lindur qindra vjet me pare, te cilet vetem disa idiote i marrin seriozisht. Nuk me pelqejne dogmat. Ma neverisin ata idiotet e Turqise qe bertisnin per Allahun, ashtu sic ma shpif ti me puritanizmin tend kristian.

Ma shpif kur shkruan se duhet te nenshkruaj deklarata kunder terroristeve islamik sa here ata kopuke hedhin veten ne ere. Sepse ti pervers kerkon te ne vesh ne rradhe dhe te me besh turme. Po une nuk jam turme Magdi. Pavaresisht se stergjysherit e mi besonin ne islam, dhe ti mendon qe myslimanet jane pa tru, une e quaj veten individ te lire. Tani pasi mesove gjithe keto, si mendon ti Magdi, une mund te quhem mysliman i moderuar? Une ne fakt jam i pa fe. Besoj ne Zot pa ndermjetes. Ca si puna jote qe duan te ndajne boten ma shpifin. Nje fjali kam per ty Magdi :”ik mbushu”. Ti je bigot. Ti je frikacak. Qe per te shmangur ngaterresat qe mund te vinin nga ngjyra e lekures tende arabe, i ke futur vetes emrin e dyte “Kristian”. Ik mbushu.

Share: