Home KRYESORE Ndryshimet e Procedurave Tatimore ne Gjykaten Kushtetuese?

Ndryshimet e Procedurave Tatimore ne Gjykaten Kushtetuese?

Biznesi vendas, duket se po e mendon seriozisht për t’i çuar ndryshimet e Procedurave Tatimore në Gjykatë Kushtetuese. Gjatë një takimi të organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se ndryshimet e propozuara do t’i çojnë për interpretim në Kushtetuese brenda muajit nëntor dhe për këtë ata do të konsultohen edhe me juristë. Edhe kreu i Dhomës Amerikane Mark Crawford po ne te njetin takimtha se po studiohet kjo mundësi, ndërsa pritet që të artikulohet një vendim më i qartë pas mbledhjes së bordit drejtues. Sipas tij do të ndiqen në vijimësi edhe vendimet e dhomave shqiptare të tregtisë. Përfaqësuesit e biznesit gjithashtu shpresojnë që Kuvendi të mos miratojë ndryshimet në Kodin Penal, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ashpërsojnë masat deri në burgim.

Share: