Home KRYESORE Ne Nuk Jemi Dakord…

Ne Nuk Jemi Dakord…

Shoqata për mbrojtjen e interesave te tregtareve ne Shqipëri dhe Nisma Thurje mblodhëm me mijëra sot përpara kryeministrisë ne mbështetje te procesit te formalizmit, por ne kundërshtim te Ligjit te Procedurave Tatimore i cili, sipas tyre synon te falimentoje bizneset e ndershme ne këtë vend duke vendosur masa ndëshkuese disproporcionale si asnjë vend tjetër ne Bote.

ne proteste e cila nuk pati asnjë incident ju be thirrje Kryeministrit qe te dëgjoje zërin e qytetareve dhe te tërhiqet nga ky ligj i cili ka krijuar një klime terrori mes biznesit dhe është duke mbyllur çdo dite qepena dhe lëne njerëz pa pune e familje pa buke. Pas protestave u vendos qe nga java tjetër te organizohen protesta te njëjta ne çdo qytet te Shqipërisë. Pas tyre eshte menduar qe me date 27 nëntor te organizohet një proteste gjithëpërfshirëse ne Tirane.

Besjan Pesha drejtues i “Nismës Thurje” tha për protestuesit: Kemi korrur një fitore. Kemi thyer friken dhe tabunë se vetëm partitë mund te organizohen ne sheshe.  Sot ishim shume, pa parti, pa politikane. Ftojmë çdo kënd qe mund te na ndihmoje me organizimin ne qytetet e Shqipërisë, apo ne Tirane te na kontaktoje. Te bashkuar do fitojmë! ”ª#”ŽNe Nuk Jemi Dakord”¬

Share: