Home KRYESORE Një nga historitë që ka frymëzuar miliona njerëz në botë!

Një nga historitë që ka frymëzuar miliona njerëz në botë!

Burri në qender te fotos është presidenti I Brazilit, Lula da Silva. Ai u rrit nga e ema, ishin 6 fëmijë, jetonin vetëm ne një dhomë. E braktisi shkollën kur ishte 10 vjec dhe punonte në rrugë duke lyer këpucët, pastaj në një pikë karburanti si mekanik, më tej në një fabrikë celiku ku theu kycin e dorës së majtë.

U burgos për shkak se luftonte për të drejtat e punëtorëve, dhe militonte kundër korrupsionit në klasën politike.  Pas një kohe arriti presidenti I Brazilit. Nga ky pozicion ai I doli në krah punëtorëve për 8 vjet nga viti 2003-2010.

Gjatë presidencës së tij vendi arriti në radhën e vendeve më të fuqishme të botës. Kur mbaroi mandatin e dytë presidencial miliona njerëz dolën në rrugët e vendit jo kundër tij, por të kërkonin ndryshimin e kushtetutës për të marrë mandatin e tretë.

Duke marrë fjalën, për t’u dhënë lamtumirën njerëzve, duke qarë tha: “Luftova 20 vjet, bëra dhe burg që t’u ndalojmë presidentëve të qëndrojnë në pushtet më shumë sesa mandati ligjor. Si t’ja lejoj vetes të bëj këtë që kërkoni tani?”

Ky president ka hyrë në histori si politikani që ju shërbeu të varfërve dhe ju lehtësoi atyre vuajtjet. “U rrita nga një nënë e varfër, por ajo më mësoi të ruaj dinjitetin dhe të qëndroj me ballin lart”.

Perktheu nga Origjinali Entela Binjaku

Share: