Home KRYESORE Perse burokratizohet Universiteti?

Perse burokratizohet Universiteti?

Nga Ylli permeti

Universiteti, për shembull, burokratizohet pikërisht për shkak të sintezës politiko-ekonomike. Sepse të dyja nënparadigmat moderne, të “demokracis딝 përfaqësuese dhe tregut të marketingut dhe socializmit, kanë të murosur në sistem konceptin e heteronomisë. D.m.th. administrata publike është subjekt i pushtetit të qeverive. Në rastin e Shqipërisë, për shembull, reforma në arsimin e lartë, synon midis të tjerash, reduktimin e burokracisë, duke kombinuar variantin më negativ të mundshëm: sepse ndërsa e orienton universitetin drejt tregut dhe institucionet financiare botërore ”” i vendos dhe një administrator financiar i cili emërohet nga qeveria.

Por që të reduktohet burokracia duhet të përmirësohet vendim-marrja në të dy nivelet: në nivelin individual të administratorëve të universitetit dhe në nivel kolegjial. Niveli individual nënkupton se individi duhet të ketë zhvilluar autonomi vendim-marrëse dhe arsyetim intuitiv. Ky i fundit nënkupton njohurinë e mjaftueshme teorike dhe empirike të individit. Njohuria, me rradhë, nënkupton zhdërvjelltësinë e individit në operimin e tij. Niveli kolegjial nënkupton vendime demokratike dhe kundrim kolegjial.

Ky proces bëhet i pamundur përsa kohë që rektorët emërohen nga qeveritë dhe mbështesin teorikisht, në didaktikë, heteronominë. Shkaqet kryesore, rrjedhimisht, janë dy: se sistemi politiko-ekonomik cënon autonominë e Universitetit përmes heteronomisë dhe se filozofikisht sistemet dominohen nga individë që nuk e kuptojnë konceptin e autonomisë. Këta dy shkaqe krijojnë kushtet për emërimin e individëve kryesorë për administrimin e universitetetit me mungesë autonomie dhe arsyetimi intuitiv. Dhe kur mungojnë këta dy komponentë tek administratorët kryesorë ashtu do të mungojnë edhe tek administratorët e tjerë të hierarkisë institucionale.

Nga Aspekte administrative ne modernitet!

Share: