Home KRYESORE Pse nuk u arrestua i akuzuari për krime lufte ne Kosove?!

Pse nuk u arrestua i akuzuari për krime lufte ne Kosove?!

Dje në Prishtinë eshte nënshkruar nje marrëveshja mes KFOR-it dhe ushtrisë serbe. Mes komandantit të KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Gjeneralit Ljubisha Dikovic… Ne Kosove ka nje irritim, jo per marreveshjen, por per viziten e nje gjenerali serb të akuzuar për krime lufte dhe masakra ne Kosove…

Në fakt, nje pjese e  popullates kosovare ka pritur qe gjenerali serb te arrestohet dje ne Prishtine dhe të ekstradohet ne Hagë…! Denoncimet në raportin e Qendrës për të Drejtën Humanitare me qender ne Beograd kundrejt shefit të ushtrisë serbe zbulojnë se në kohën e luftës shefi i tanishëm i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikovic, fajësohet për një numër krimesh lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999 si komandant i atëhershëm i Brigadës së Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë.

Vizita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në Prishtinë, gjeneralit Dikoviç, i cili konsiderohet përgjegjës për krime lufte në Kosovë, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik. Vizita e Dikoviçit është cilësuar si fyerje e rëndë për viktimat e luftës në Kosovë, si dhe familjet e tyre, edhe nga Rrjeti i grupeve të Grave të Kosovës. Sipas këtij rrjeti, sjellja e Dikoviçit në Prishtinë është vendim i pamatur nga ana e KFOR-it.

Sipas mediave rajonale vete drejtoresha e kësaj qendre ne Beograd Natasha Kandic eshte e befasuar me lejimin e hyrjes së Dikoviqit në Kosovë ndaj me plote te drejte, intelektualja serbe Kandic nga Beogradi ka pyetur policinë e Kosovës, Thacin e Mustafen, pse dje nuk e arrestuan te akuzuarin për krime ne Kosovë gjeneralin serb Dikovici ?!

Share: