Home KRYESORE Pyetja, cilët janë ministrat qe do largohen?

Pyetja, cilët janë ministrat qe do largohen?

Cilët ministra do të largohen, pyesin gazetat që prej daljes së lajmit se mes Edi Ramës dhe Ilir Metës është “arritur” një paqe, që parashikon ndryshime në qeveri. Disa thonë se do ketë ndryshime rrënjësore, të tjera thonë se do ketë ndryshime modeste. Disa media opozitare spekulojnë se “viktima” e parë do jetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Lapsi shkruan se Meta ka kërkuar largimin e Tahirit dhe të ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Këto mbeten në kuadrin e spekulimeve përsa kohë kreu i qeverisë nuk ka folur për këtë çështje.

Por nuk mund te injorohet tradite e LSI e cila ka nevoje për ekuilibra te brendshëm dhe rrotacion midis emrave te rendësishem te saj me portofole.  Përflitet emri i ministrit te Bujqësisë Edmond Panariti me shume, pas rrotacionit te Manjanit… Edhe oreksi i PDIU nuk mund te injorohet me. Shpetim Idrizi është treguar i vendosur se fundi ne këtë drejtim dhe nuk mund te ketë dale nga takimi me Meten pa nje premtim te tij për mbështetje!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me grupin e punës që po merret me përgatitjen e procesit për zgjedhjet brenda partisë nga ku mësohet se në fokus të takimit ka qenë puna për kongresin e PS-së që mbahet në dhjetor, por nuk është lene pa prekur qeverisja. Ne kete mbledhje ishin prezent edhe kryebashkiakët Erjon Veliaj, Vangjush Dako dhe Dritan Leli. Por, në përfundim të këtij takimi, kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët lidhur me ndryshime të mundshme në qeveri, por ka refuzuar të përgjigjet…

Share: