Home KRYESORE Qasje politike qe mund ta riktheje me zor Berishën ne pushtet…

Qasje politike qe mund ta riktheje me zor Berishën ne pushtet…

Goditja e makinës së kryeministrit Rama me vezë nga disa studentët e Lëvizjes për Universitetin, sipas deputetit socialist Erion Brace është komentuar edhe si një liri e njerëzve për të protestuar që deri dy vite më parë nuk e kishin. Deputeti socialist Erjon Braçe, thotë se: “Në një kohë tjetër, jo shumë larg, vetëm 4 vite më parë, Berisha e Basha do i kishin pushkatuar…” . 

Por, te krahasosh atë qe ndodhi ne një organizim politik te opozitës se atëhershme sot ne pushtet, ndaj një korrupsioni teorik prej 700.000 me një organizim para-politik studentesh dhe disa pedagogesh; te krahasosh gjuajtjen me shkopinj dhe gurë kundër policisë përballe zyres se kryeministrit me gjuajtjen me veze makinës se kryeministrit ne shtepine e atyre qe e gjuajtën ne Fakultet, kjo ne rastin me te mire është miopi politike e cila nëse vazhdon pa reflektimin e duhur mund te sjelle mundësi qe “ay” qe deputeti socialist thotë se do i kish “pushkatuar” te rikthehet “me zor” te zyra e kryeministrit!

Qasja politike qe po ka PS, përgjigjet qe partia socialiste po jep ndaj akuzave qe i bëhen asaj për korrupsion, gabime trashanike ne qeverisje, shkëputjen nga realiteti i shumicës se shoqerise te cilën ne ideologjinë partiake duhet ta mbroje, me arsyetimin qe kur ishit ju ne pushtet… do te thotë ta ribësh me zor Sali Berishen kryeministër, apo te paktën president te republikës…

Share: