Home KRYESORE Reagon Vetëvendosje për situatën ne Kosove!

Reagon Vetëvendosje për situatën ne Kosove!

Sipas nje njoftimi per shtyp nga VV thuhet se përndjekja e opozitës duhet të ndalet menjëherë. Njoftimi nenvijezon faktin se policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj – Bujupi ndërsa ka rrethuar banesën e deputetëve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut te dhe sipas VV banesat e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës dhe aktualisht brenda po qëndrojnë disa policë.

“Policia po i përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi”. – Thuhet ne kete komunikate shtypi!

Share: