Home KRYESORE Republikën s’mund ta mbrojnë ata qe përdhosen ditën e flamurit kombëtar flamurin...

Republikën s’mund ta mbrojnë ata qe përdhosen ditën e flamurit kombëtar flamurin shtetëror!

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, vlerëson se në manifestimin e djeshëm të opozitës, Vetëvendosja nuk arriti ta siguronte as një të pestën e votuesve të saj në Prishtinë. Ai thotë se Republikën nuk mund ta mbrojnë ata përdorin ditën e flamurit kombëtar për të përdhos flamurin shtetëror të po asaj Republike.

“Ti kthehemi tani institucioneve. Po shpresoj që tanimë opozita ta ketë kuptuar se nuk kanë përkrahje të gjerë popullore për kauzën dhe posaçërisht jo për metodat e tyre. Në një ditë të tillë festive, sheshi Zahir Pajaziti ka qenë gjithherë i stërmbushur nga individë të cilët festonin, ndërsa dje nuk u arrit të sigurohet pjesëmarrja e as një të pestës së votuesve të VV-së (vetëm) nga Komuna e Prishtinës, me gjithë faktin se kishin përkrahjen edhe të dy subjekteve tjera politike, dhe me pjesëmarrës të organizuar nga e tërë Kosova. Nuk mund ta mbrojnë Republikën ata të cilët nuk e njohin atë; nuk mund ta mbrojnë Republikën ata të cilët (keq) përdorin ditën e flamurit kombëtar për të përdhos flamurin shtetëror të po asaj Republike; por e tërë kjo është një hipokrizi e anarkistëve të cilët qëllimin e vetëm dhe përfundimtar e kanë përmbysjen e jo mbrojtjen e Republikës”,  –  shkruan Gecaj në profilin e tij në Facebook duke shtuar se, me përjashtim të Vetëvendosjes, dy partitë e tjera organizuese të këtij tubimi më në fund ta kenë kuptuar se kanë hyrë plotësisht në lojën e VV-së, dhe se për një gjë të tillë nuk do ta kenë përkrahjen e votuesve të tyre.

Share: