Home KRYESORE Serbia shndrron Presheven ne katund, Kosova katundet serbe ne qytete…

Serbia shndrron Presheven ne katund, Kosova katundet serbe ne qytete…

Nga Lis Bukuroca

Presheva më heret kishte Gjykatë Komunale, pas luftës ka kaluar në Vranjë. Qytet me më shumë se 30.000 banorë i vetmi në Europë pa spital dhe pa Gjykatë Themelore. Serbia e ka shndërruar qytetin në katund. Hashimi dhe Mustafa, shndërruan katundet serbe në qytete, madje edhe me Kuvend.

Udbashët e djeshëm në Kosovë, tani nëpërmjet radikalizmit fetar islamik po vazhdojnë të papenguar shërbimin serb. Cem Özdemir politkani me origjinë turke para disa mujave pat kërkuar një islam që bazohet në Kushtetutë. Dje tha këtë: Nuk ka asnjë religjion në botë që mund të jetë më i shenjtë se Kushtetuta gjermane.

Sulejman Efendi Rexhepi: “Përfundimisht, ISIL është organizatë keqbërëse dhe terroriste. Por, islamofobia po ashtu është keqbërje dhe terrorizëm.” Islamofobia në popull nuk mund të kontrollohet, sepse është pasojë e sjelljes së muslimanëve, por shtetet perëndimore nuk janë islamofobe me ligje, përndryshe nuk do të kishte punësuar miliona muslimanë dhe nuk do të kishte lejuar ndërtimin e xhamive dhe nuk do të kishte strehuar qindra mijëra arab nga Siria.

Në anën tjetër në shumë vende arabe është e ndaluar të ndërtohen kisha, me ligj, a është kjo krishterofobi? Pa dyshim dhe rezultatin po e përjetojmë sot. Kur ta kuptojnë popujt se besimi fetar është çështje private, atëherë mund të anulohen një shkak i madh për luftën që terrorizon njerëzimin me shekuj…

Share: