Home KRYESORE Shkolla midis gardhit dhe kalimit te tij…

Shkolla midis gardhit dhe kalimit te tij…

Nga Erion Kristo

Kush kalon sot pranë një shkolle të mesme mjaft të njohur, duhet të bëjë kujdes sepse nga muret metaliko-çimentorë të saj hidhen si trima nxënës rregullthyes, që kësisoj realizojnë libidon e tyre rinore antirregullore. Kujdesi duhet bërë, sepse këta çuna dhe goca kanë edhe një peshë të konsiderueshme, që mund të ndërpresë në vend çfarëdolloj plani që mund të kesh për të ardhmen, po nuk bëre kujdes t’i shmangësh në kohën e duhur. Përse gjithë ky vrull për t’ia hedhur paksa murit gardhues dhe për të gënjyer veten se kësisoj gjithsekush mund të vendosë rregulla vetjake? Mos ndoshta shkolla jonë sot nuk ofron gjë më tepër se sa kjo ndeshje midis gardhit dhe kalimit të tij?

Share: