Home KRYESORE Shqipëria deshton ne 5 kushtet e vendosura nga BE…

Shqipëria deshton ne 5 kushtet e vendosura nga BE…

Komisioni Europian ka publikuar progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, ku theksi vihet tek reforma në drejtësi dhe ku thuhet se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 5 prioritetet kyçe të Bashkimit Europian.

1. Mungon reforma në drejtësi,  2. Lufta kundër krimit të organizuar,  3. Mungon lufta ndaj korrupsionit, 4. Nuk është bërë reforma në administratën publike, 5. Mungojnë të drejtat themelore të njeriut

1-Reforma në administratën publike; Shqipëria është e përgatitur mesatarisht për reformën në administratën publike.

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet:

-Të tregojë transparencë për rekrutimet në punë të bazuar në meritë profesionale

-Të japë informacion të saktë për shërbimet publike përmes Burimeve Njerëzore

-Të përgatitet për zbatimin e Kodit të ri të Procedurave Administrative

2-Reforma në Drejtësi

Vendimet gjyqësore nuk zbatohen gjithmonë. Është e pamjaftueshme llogaridhënia e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë është i përhapur.

Vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:

  1. -Të miratojë strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimi
  2. -Të plotësojë vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatat Administrative
  3. -Të unifikohet sistemi elektronik i Gjykatave dhe të sigurohet se është efektiv
  4. -Të publikohen të gjitha vendimet e Gjykatave me arsyetimet brenda një afati të arsyeshëm

3-Lufta kundër korrupsionit

Është bërë përparim, megjithatë korrupsioni është i përhapur. Duhet të bëhen hetime dhe ndjekje penale sidomos në rastet kur janë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë. Në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:

  1. -Të tregojë përparim për numrin e hetimeve penale kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe të rasteve të referuara në    Prokuroria nga ILDKP
  2. -Të ndryshojë legjislacioni përkatës në fushën e përgjigmeve dhe mbikëqyrjes.
  3. -Të shtohen përpjekjet për të siguruar qasje të drejtëpërdrejtë në bazat e të dhënave për prokurorët dhe policinë

4-Lufta kundër krimit të organizuar

Numri i dënimeve të formës së prerë mbetet i papërfillshëm në krahasim me vlerën e parashikuar të tregut kriminal rajonal dhe të brendshëm të drogës. Vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet:

  1. -Të tregojë përparim të mëtejshëm për hetimet proaktive, të ndjekjeve penale e dënimeve për çmontimin e rrjeteve kriminale
  2. -Të dryshojë legjislacioni për fushën e përgjimeve dhe mbikëqyrjes
  3. -Të krijohet një politikë efektive e burimeve njerëzore për shpërndarjen e meritave në Policinë e Shtetit

5-Të drejtat e njeriut

Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet:

  1.  -Të krijojë strategjinë për të drejtat e pronës dhe proceset e regjistrimit të pasurive
  2. -Përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve dhe egjiptianëve
  3. -Të tregojë progres në luftën kundër diskriminimit
  4. -Të përmirësojë legjislacionin për drejtësinë e të miturve në përputhje me standardet ndërkombëtare

Kriteret politike

Zgjedhjet lokale në qershor të vitit 2015 janë zhvilluar pa incidente të mëdha. Shqetësimet janë për mungesën e profesionalizmit dhe politizimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.

Për Shqipërinë, Komisioni Europian nuk hap negociatat e anëtarësimit për shkak të mospërputhjes së 5 kushteve të vendosura.

Qeveria

Qeveria ka ruajtur fokusin e saj në adresimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave, duke ndjekur një sërë reformash të nevojshme. Disa përparime janë bërë në nivelin e qeverisjes vendore me zbatimin e reformës territoriale dhe me miratimin e strategjisë së decentralizimit. Duhen bërë përpjekje për funksionet dhe përgjegjësitë e njësive të sapo krijuara të qeverisjes vendore. Është i domosdoshëm implementimi i shpejtë i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kriteret ekonomike

Është bërë progres në pëmirësimin e stabilitetit makroekonomik. Inflacioni mbetet i ulët. Megjithatë, mbeten sfida të konsiderueshme. Duhen përpjekje për të mbështetuer konsolidimin fiskal, për të përmirësuar klimën e biznesit, të përmirësohet menaxhimi i buxhetit. Niveli i papunësisë është 17.5% dhe shifrat e punësimit informal mbeten të larta.

Arsimi

Shqipëria duhet të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe të vazhdojë ristrukturimin e arsimit dhe të formimit profesional.

Share: