Home KRYESORE SHQIPËRIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE TË PËRBALLET ME TË VËRTETËN E SAJ!

SHQIPËRIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE TË PËRBALLET ME TË VËRTETËN E SAJ!

Nga Entela Kasi Safeti

Shqipëria është një vend i vogël i paradokseve të mëdha, është pikërisht ai rasti unik kur ende e sot shoqëria shqiptare nuk është përballur me vetveten. Krimet e kryera në diktaturë nuk mund të mbeten akoma e sot fshehur në dosje të mbyllura, nuk mund të mbeten nën anonimat.

Anonimati është përgjithmonë një individ i rrezikshëm që mban peng të sotmen e dhe të ardhmen e secilit qytetar të Republikës së Shqipërisë.

E shkruara diktatoriale e Shqipërisë është një prej periudhave më të errëta në historinë e shqiptarëve, pasi jo vetëm që u kryen krime kundër vetvetes, por u deformua historia deri sa u zëvendësua me një surrogat.

Individi shqiptar u deformua, nga përdorimi dhe keqpërdorimi, me dhunë apo me vullnet të lirë, dhe pikërisht sot kemi arritur të trashëgojmë urrejtjen deri në gjeneratën e tretë, ku na rikthehet kujtesa që trashëgojmë si një luftë e trashëguar dhe kjo është trauma më e dhimbshme që mund të përjetojë një shoqëri kudo qoftë ajo nga periferia në qendër të saj.

Është e dhimbshme por edhe e pafalshme që ende edhe sot, në klasën politike, në legjislativ dhe gjyqësor, madje edhe në sistemin e edukimit, të ketë individë me të shkuar të errtë, të cilët me detyrim apo me vullnetin e tyre të lirë të kenë bashkëpunuar me strukturat e sigurimit të shtetit, duke u bërë palë me sistemin që kreu krime jo vetëm kundër popullit shqiptar, por krime kundër njerëzve, krime kundër kulturës kombëtare, krime kundër vetvetes.

Është e patolerueshme që këta individë ende edhe pas 25 viteve tranzicioni politik të jenë në krye të institucioneve. Është e frikshme që persona me rrezikshmëri kaq të lartë të jenë përballë publikut, përballë qytetarëve të Shqipërisë, pasi në asnjë mënyrë të tillë individë nuk mund të jenë garant i shërbimit ndaj shoqërisë në profesionet që ata ushtrojnë.

Theksoj se duke u ndalur në dy fusha, në atë të edukimit dhe kulturës, këto janë po ashtu edhe dy shtylla të rëndësishme për të mbajtur drejtpeshimin e boshtit të kulturës së edukimit dhe kulturës së një kombi e të një populli të shumëvuajtur në diktaturë e të shumë-lodhur në tranzicion.

Ligji për dekriminalizimin i cili tashmë është në qendër të debatit parlamentar, duket të parashikojë edhe institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitar, deri në nivel akademik.

Duke sjellë në vëmendjen e publikut disa nga pikat e përmbajtjes së tij e gjithë kjo kategori individësh të poshtë përmendur, duhet të largohen një herë e përgjithmonë nga sistemi i edukimit parauniversitar dhe universitar deri në nivelin akademik në Republikën e Shqipërisë.

”¢ Strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit;
”¢ Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit;
”¢ Strukturat Drejtuese të Partisë Punës së Shqipërisë të Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë, në nivel lokal apo qendror;
”¢ Funksione të larta drejtuese të pushtetit Ekzekutiv në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, në nivel lokal apo qendror;
”¢ Drejtimin e forcave të armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
”¢ Strukturat e Hetuesisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
”¢ Në detyrën e Gjyqtarit dhe Prokurorit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
”¢ Nevoja për një ligj për memorien historike. Të rinjtë të mësojnë të kaluarën e vërtetë dhe të njihen masakrat dhe kriminelët. Të punohet për gjetjen e trupave të viktimave duke përdorur informacionet që duhet të jepen me ligj nga ata që disponojnë informacionin.
”¢ Të aprovohet ndryshimi ligjor për ndalimin e përdorimit në publik të simboleve komuniste dhe figurave të kriminelëve të regjimit të kaluar.
”¢ Të largohen kriminelët nga administrata dhe politika. Nuk mund të ketë dekriminalizim të keqbërësve të rinj dhe falje për xhelatët e vjetër. Kriminelët dhe keqbërësit e të gjitha kohërave duhen ndaluar të jenë pushtetmbajtës.

Share: