Home KRYESORE Shqipëria po zbrazet nga bijtë e saj më të mirë!

Shqipëria po zbrazet nga bijtë e saj më të mirë!

Nga ShqipOn

#NukEshteVone për DINJITET!

Shqipëria po zbrazet nga bijtë e saj më të mirë!
Pa u çliruar nga hajdutët nuk çlirohemi dot nga varfëria!

Shqipëria është një Republikë ngritur mbi Hajdutërinë. Ku nuk të leverdis të jesh punëtor e i ndershëm! Ku pasuria vihet jo mbi punën por mbi plaçkitjen!

3 në 5 të rinj janë pa punë, por dhe ata “fatlumë” punojnë me rroga qesharake dhe pa asnjë mbrojtje ligjore apo sindakate. Projektimi i një të ardhme të sigurtë, me familje e fëmijë në një shtëpi të re është e pamundur!

Si mund të krijohen vendet e punës kur sistemi ngrihet mbi antivlera?

Si mund të funksionojë ekonomia e lirë kur njerëzit e pushtetit kanë monopolizuar sektorët strategjikë?

Si mund të ketë konkurrencë të ndershme, kur “miqtë e pushtetit” mbrohen e të dobëtit goditen?

Si mund të vijnë investitorë të huaj mes shushunjave korruptive e të pashpirt?

Si mund të bësh një plan biznesi ku e “vetmja siguri është PASIGURIA” Si mund të fuqizohet prodhimi vendas, ku pushtetarët pasurohen me importet dhe shitur pasuritë publike të huajve? Si mund ti besosh ligjit kur ai pervertohet nga politikanë e gjykatës kriminelë me kollare e pallate shumë katëshe?

ZgjiiiiiiiM! Populli është nën rrethim!

S.O.S.

http://levizjashqipon.org

Share: