Home KRYESORE Shqiptare: Puna do m…!

Shqiptare: Puna do m…!

Nga Luan Kurti

Kalimera qirie! Po e hapim rubrikën me nekrologji. Një portal në Kosovë njofton se ka ndërruar jetë kreu i vetfundosjes Albin Kurti, nga asfiksimi me bomba tymse.

Shprehim ngushëllimet për të ndjerin dhe bindjen se bashkëpunëtorët duke e kthyer dhimbjen në forcë, do ta vazhdojnë veprën e tij të hedhjes së bombave me gazlotësjellës! Portofolin me para që ka dorëzuar një qytetarë e kanë përvetësuar dy policë dixhital të shqiponjave, të cilët kanë ngritur disa shëndete në një qebaptore për qytetarin kavalierë.

Më pas janë dënuar nga gjykata dhe u është ulur 1/3 e dënimit për pranim të mëkatit të rakisë me qofte zgare.Një murgeshë në Itali ka akuzuar kishën për orgji dhe korrupsion. Ajo është shprehur e indinjuar që prifti ja rrëshqiste dorën tek seksi kohë e pa kohë duke i shkaktuar disa orgazma.

Një fis në Afrikë lejon kryerjen e seksit me kafshët, me kusht që të jenë mbi 40 kg. Përndryshe quhet pedokafshëri! Historiani Pëllumb Xhufi i ka dalë në krah Ben Blushit për çështjen Lef Nosi.

Ai ka thënë se shtatores së Lefit po t’i shtohet me kooptim ajo e Shuteriqit, Elbasani do dukej më o(a)ksidental! Mesfushori i Skenderbeut Nimaga, është shprehur se në Afrikë njerëzit punojnë dhe nuk rrinë kafeneve si këtu.

Lojtari nuk e kupton se ne përpara se të punojmë na duhet ta flasim për punën, të peshojmë në kandar dhe të vijmë tek i njëjti përfundim se: “puna do m..”. Ja sas!

Share: