Home KRYESORE SHUPLAKË, JO! – DORË-SHPINË!

SHUPLAKË, JO! – DORË-SHPINË!

Nga Dede Shkurti

Dorën time e komandoj unë, askush tjetër në Botë Mbaj kalibër, laps, penë. Jo kobure, drogë, shpatë! S’ta tund, s’e fus gishtin. Kur gjykoj, të jap një votë. Ti votën ma bën grusht, herë ma quan shuplakë! Dorën kurrë në jetë’ s’e mbajta me dorezë E toka njerëzisht me shoferë, minatorë, sharrëtarë. S’qarkullova parapista, s’bëra punë të zeza, S’ma dhanë as s’ua shtriva, kurrë, sundimtarëve! Kam rrokur duarë nga Alaska, në Romë e Indi, Ua kam puthur nënave, fëmijëve, një bukëpjekësi, I kam urryer, (më fal o Zot!), gjer në neveri Shumë SPIUNË- r, duke lëpirë duar udhëheqësish. Ndaj Ti, dhunues metaforash, po aq sa burrëreshash Larg hakërrimit, talljes me të ndershmen, dorën time! Dhe, priti së shpejti, jo një milion flakaresha Por një-milion e gjysmë, të anasjelltas ”“ dorë-shpina!

Share: