Home KRYESORE Si i shoh une viktimat e Parisit dhe Lindjes se Mesme…

Si i shoh une viktimat e Parisit dhe Lindjes se Mesme…

Nga Agron Bala

Njerezit nuk jane thjesht numra, si lopet apo dhite…qe numerohen me koke…! Ndaj nuk i kuptoj disa qe duan te veme shenjen e barazise mes viktimave ne Paris me ato ne Lindjen e Mesme! Parizienet kane te njejtin mentalitet, te njejtin civilizim, te njejtet koncepte per jeten dhe boten si une…!

Kurse ata te Lindjes se Mesme jane shume larg, (dikush e maste largesine e Tiranes nga Parisi dhe Palestina me kilometra, thua se afinitetet njerzore varen nga kilometrat jo nga civilizimet…?!), ata jane viktima te civilizimit te tyre, te konceptitit te tyre per realitetin, me se shumti vriten nga bashkatdhetaret apo bashkebesimtaret e tyre (vrasje ne emer te besimit fetar)!

Natyrisht edhe ato jane viktima, natyrisht edhe ata jane njerez, por nuk mund te ve kurre shenjen e barazimit mes tyre dhe francezeve…! Sepse une i perkas nje civilizimi tjeter, atij qe ka ndertuar boten e sotme me parullen dhe filozofine: liri, vellazeri, barazi…!

Share: