Home KRYESORE Strasburgu: Shqipëria te paguaje 5.5 milionë pronareve…

Strasburgu: Shqipëria te paguaje 5.5 milionë pronareve…

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg të Francës, mori një vendim të ri kundër Shqipërisë! Kete radhe gjykata ka urdhëruar qeverinë shqiptare të kompensojë menjëherë 12 pronarë për një shumë të përgjithshme prej gati 5.3 milionë eurosh më 10 nëntor 2015. Ky vendim i Gjykatës se Strasburgut vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka propozuar në kuvend një ligj të ri që synon të ulë ndjeshëm koston e kompensimit të pronave në kurriz të tyre përmes uljes së ndjeshme të çmimeve të kompensimit dhe ri-klasifikimit të një pjese të madhe të tokës urbane në “tokë fshati”, projektligj që duket se nuk e ka bindur gjykatën, por dhe ka ndërtuar debat ne Shqipëri. Situata e prones ne Shqiperi eshte nje sfide e madhe te cilen kjo qeveri ka premtuar ta zgjidhe. Organizimet e pronareve te ligjshem, dhe jo sic i quajne zakonmisht ish pronaret duket se jane duke reaguar nepermjet rrugeve ligjore.

Share: