Home KRYESORE Studentet bashkekzistencë me punëtorin si punëtor…

Studentet bashkekzistencë me punëtorin si punëtor…

Nga Arlind Qori

Krizat e herëpashershme të kapitalit si globalisht, edhe lokalisht, kanë farkëtuar një subjekt studentor në gjendje papunësie dhe prekariati (pune të pjesshme). Kjo masë e madhe studentësh, mendjesh të kultivuara por në dëshpërim nga papunësia profesionale, është edhe më e dukshme në vende periferike si Shqipëria e cila, edhe pa zhvillimin e kapitalizmit konjitiv, e ka shtuar numrin e studentëve dy dekadat e fundit.

Tanimë studenti anekënd botës ka gjasë më të madhe të përfundojë i papunë ose i punësuar jashtë profesionit ”“ ose në punë fizike, ose në punë hibride gjysmëfizike si call center-i ”“ çka e shndërron në punëtor të llojit të veçantë. Ai tanimë i përket punëtorisë si klasë, paçka se ende ushqen shpresën e të ngjiturit të shkallares shoqërore.

Mirëpo gjendja permanente e papunësisë dhe pasigurisë e kanë venitur shpresën dhe po ndërtojnë jo vetëm nëpër botë, por edhe në Shqipëri, një subjekt studentor gjendja ekonomike dhe vetëdija politike e të cilit dallon gjithnjë e më pak nga ajo e punëtorit. Pa privilegjet dhe statusin e dikurshëm, studenti dhe i diplomuari i sotëm po përshkojnë terrenin jo më të bashkëpunimit midis dy subjekteve të huaja si në vitet ’60-’70, por të bashkekzistencës me punëtorin si punëtor.

Artikullin e plote mund ta lexoni ne Opolitike.Org me titullin: A ka më të drejtë Brehti?

Share: