Home KRYESORE Thaçi për Bild: Rusia po e destabilizon Ballkanin!

Thaçi për Bild: Rusia po e destabilizon Ballkanin!

Hashim Thaçi per BILD ka theksuar se Ballkani është para tri sfidave, të cilat sipas tij do mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetin e sigurisë në Evropën Juglindore. E para ka thene ish komandanti i UCK, ka të bëjë me ndikimin rus në Ballkan, e dyta me krizën e refugjatëve dhe e treta me radikalizmin fetar.

Për të përditshmen gjermane BILD, Thaçi ka tërhequr vërejtjen se Rusia, përmes ndërhyrjes në rajon është duke investuar kundër shteteve, të cilat aspirojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ndërsa duke folur për krizën e emigrantëve ka theksuar se mbyllja e kufijve evropian për emigrantët mund të krijojë probleme për shtetet e Ballkanit, të cilat nuk i kanë kapacitet e njëjta sikur shtetet e Bashkimit Evropian.

Ndaj sipas Hashim Thacit, duhet një bashkëpunim më intensiv mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit ku rritja e radikalizmit fetar në margjina të shoqërisë mund të krijon edhe incidente në këtë rajon.

Bild shkruan se ne Kosove tashme jane ndaluar nje sere organizatash me baze fetare sepse dyshoheshin qe merreshin me rekrutim ushtaresh se Xhihadit!

Share: