Home KRYESORE Unë i dua myslimanet…

Unë i dua myslimanet…

Nga Marsela Xhafa

Kane kaluar disa dite tashme qe nga e premtja e zeze e trembëdhjetës se nëntorit qe opinioni publik shqiptar, po ashtu si anekënd bota u trondit thelle nga sulmet e ISIS ne Paris. Keto sulme lanë pas jo vetëm shume viktima, qindra te plagosur, familjare te deshperuar, nena te hidhëruara por edhe urrejtjen ndaj myslimaneve e cila, këto dite duket se ne shume individë sa vjen e forcohet si ndjenje.

Ata nuk janë myslimanet… Te dashur njerëz te mos ngatërrojmë fenë myslimane me këta ekstremiste qe vrasin ne emër te Zotit (Allahut) por qe nuk kane asnjë lidhje me te. Ata nuk i përkasin fesë myslimane! Ata nuk janë myslimane!

Myslimanet e vërtete nuk vrasin, nuk mbjellin terror, lufte, frike, urrejtje…

Unë i dua myslimanet. I dua myslimanet ata te vertetet qe dashurinë dhe harmoninë për njeri tjetrin e çdo kënd qe i rrethon e kane primare ne ndërtimin e çdo marrëdhënie njerëzore qe formojnë.

Share: