Home KRYESORE VENDOSET SHTATORJA E DED GJO LULIT NË TIRANË

VENDOSET SHTATORJA E DED GJO LULIT NË TIRANË

Nga Kolec Traboini

Në krahun perëndimor të Muzeut Historik Kombëtar, aty ku është hyrja për në sheshin Skenderbej nga rruga e Durrësit është vendosur shtatorja e Heroit të Popullit Ded Gjo Luli. Pritet që të zbulohet nesër në një ceremoni të veçantë në ora 11:00. Ani pse bie mbrëmja, puna vazhdon nga punëtoret e Bashkisë si të gjitha punët që i bëjmë në çastin e fundit. Para shtatores ishte ende një kabinë librari ku bie në sy reklama apo publiciteti 4GB,ì! Pavarësia me reklama tregtare interneti ballë për ballë! Shpresojmë ta heqin gjatë natës. Vumë re që shtatorja nuk kishte përmasat e asaj të Hasan Prishtinës në krahun tjetër të muzeut. Dukej më e vogël. A ka kritere urbanistike dhe estetike për këtë? Vlerësime historike për këtë, apo janë lënë në dorë të artistëve; apo mundësive financiare? Gjithsesi është një akt i madh vlerësimi i figurës së Ded Gjo Lulit dhe vendosja e shtatores së tij në kryeqytetin e te gjithë shqiptarëve. Lumturisht ja arritëm kësaj dite dhe ne bijtë e Hotit ndjehemi krenar. Lavdi!

Share: