Home KRYESORE Vjeshta e Donald Lu dhe vjeshta jone!

Vjeshta e Donald Lu dhe vjeshta jone!

Nga Patrik Sadikaj

Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen per veten. Per te gjithe ne bashke me kete cope toke qe i rrime siper shpesh pa e punuar.

Ne fakt, me ka bere te ndjehem keq nje ambasador kinez, nje diplomat qe flet shqip me mire se disa ambasadore tane jashte dhe mbi te gjitha nje ambasador amerikan.

Nuk jane 3 njerez te ndryshem, ne fakt jane 3 ne 1. Quhet Donald, pra pjesa amerikane dhe Lu pjesa kineze e diplomatit qe na flet shqip prej disa kohesh.

Per Donald Lu ka qene nje vjeshte e trazuar. Ka thene aq shume te verteta sa ndoshta ne vete nuk i kemi kaluar nder mend gjate 25 viteve. Ne cdo mikrofon, tryeze apo foltore Donald Lu ka bere gjithcka per te na hapur syte, per te na kujtuar ne menyre ukeruese se ne çfare humnere kemi rene!

Na tha shqip se kemi drejtesine me te keqe e me te korruptuar ne Europe. Mire e kishte se vete e kemi merituar kete drejtesi cope, cope! Vete e kemi çuar ne kete derexhe duke e majmur me blerjen qe i kemi bere.

Me se shumti e ka bere kete zgjedhje pushteti e politika, ndersa ne i kemi mbajtur pishen pa e trazuar. Doli e na tha ambasadori se ne rruge ndeshte edhe vete kriminelet qe drejtesia nuk i ndeshkon. I tha edhe disa emra, me shume si shembujt qe vet politika i ka leshuar tavolinave te debatit. E tha me ze te larte, por trishtueshem.

Mbase keshtu me eshte dukur mua. Kushedi! Po kulmi i trishtimit tim amerikan ishte sot. Diplomati amerikan me origjine te dukeshme kineze, por me gramatike te pasur shqiptare na tha ate qe nuk e kisha besuar kurre. “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.

E kisha harruar shijen e kesaj thirrjeje qe ne fillim vitet 90. Shqiperia te pakten siç e lexoi une trishtimin e Lu ka dale me kohe prej rruges qe na çon aty ku deshem kur iu revoltuam komunizmit.

Nuk e di pse, por e gjithe kjo persiatje diplomatike me gjuhe aspak diplomatike e ambasadorit amerikan me ktheu ne nje lexim te Mitrush Kutelit ne novelen Vjeshta e Xheldin Beut, veçse kjo e Donald Lu eshte kaq e trishte. Ndoshta jo per ate, por per ne, sigurisht qe po. Te pakten keshtu eshte per mua.

Share: