Home KRYESORE Zoti Veliaj, Çfarë po behet me transportin te Komuna e PARISIT?

Zoti Veliaj, Çfarë po behet me transportin te Komuna e PARISIT?

Nga Mirela Cela Jorgo

A do te heqim dore ne si popull duke iu servilosur çdo kryetar bashkie, partie, shtëpie e gjithë ie… se na ka vajtur ne maje te hundës!?Cfare po behet me transportin publik te Komuna e PARISIT? Nje skandal i vërtet. Kam shkruar para tre muajsh për këtë gjë. Kryetari i ri qe erdhi na beri show me hipje e zbritje neper autobuza…

PSE S’PO E BENI JU LUTEM RRUGËN TEK KRYQËZIMI I SELITES? ishte planifikuar shume vite me pare. Ju erdhët me premtimin se do te behet brenda gjashte muajsh???? Cfare kusuri kane femijet e mi, njerëzit dhe te gjithë ata qe udhetojne me autobuza si ne mesjete…! Me duket vetja si ne Afganistan. Njerëzit qe shfryjnë me njeri tjetrin dhe pleq qe rrezohen sa here zbresin dhe hipin ne ato karakatina qe vetëm autobuza nuk quhen.

KUSH E KA FITUAR TENDERIN E LINJËS PËR TRANSPORTIN PUBLIK DHE PËR SA KOHE? PSE BETE SIKUR E ZGJERUAT ATË RRUGE DHE AJO ËSHTË VETEM SI NJË “RROBE E VJETËR” E HEKUROSUR?! Pse nuk provoni ta përdorni transportin publik çdo mëngjes, sa here te del femija nga shkolla dhe sa here qe te nevojitet për te jetuar? Pse duhet te kem frymën e fatorinos ne fytyre kur mundet te prese biletën tek aparati brenda ne automjet?

Paguaj atë tarife qe me ke vendosur dhe dua po atë shërbim qe kane linjat e duhura te transportit. MJAFT ME SHOW PËR PASTRIM TE TIRANES, APO BAMIRËSI ASKUJT NUK IA NDJEN ME KËTO AS EDHE PËR KONCERTE BAJATE ROCK, SHOCK, POCK se po kërcejmë çdo dite me hipje dhe zbritje!!

Share: