Home KRYESORE 25 vjet tranzicion: bilance dhe dilema.

25 vjet tranzicion: bilance dhe dilema.

Politologu Afrim Krasniqi godet perseri ne shenje me artikullin 25 vjet tranzicion: bilance dhe dilema, kthjelltësia e tij analitike për politiken shqiptare te këtyre 25 viteve pluralizëm vlen te lexohet. – “E kam menduar përsëri dilemën e madhe, – nëse e meritojnë brezat e sotëm lirinë që kanë, a i meritojnë ata sakrificat e brezave të mëparshëm, a vlejnë sakrificat dhe sjelljet idealiste në këtë vend, a kanë vlerë vlerat dhe a kemi ne forcë të reflektojmë nga gabimet, të mësojmë prej tyre dhe të gjejmë rrugë më dinjitoze për një të ardhme më të mirë, më të zhvilluar dhe më qytetare? Si është e mundur që një popull i rritur në regjime të dhunshme dhe i keq-qeverisur deri në palcë, të mund të mësohet me praktikat negative të politikës dhe qeverisjes, të mos gjejë forcë reagimi e çlirimi, të vijojë ende të zgjedhë të keqen më të vogël midis dy ose tri të këqijave dhe të pranojë të jetë prej mëse dy dekadash turmë pa orientim në argëtimet fyese populiste që bëjnë 2-3 emra politikë, pjesë e oligarkisë dhe e përgjegjësisë konsensuale për gjendjen ku ndodhet shoqëria, shteti, demokracia dhe Shqipëria? A mund të prodhojë shoqëria shqiptare më shumë demokraci, më shumë standarde, më shumë respekt për Tjetrin dhe më shumë konkurrencë vlerash apo me bilancin gri të arritur kemi arritur në limitet e kapaciteteve tona?..”

Shkrimi i plote tre Ikub.al

Share: