Home KRYESORE A thua ra Qeveria?

A thua ra Qeveria?

Nga Luan Kurti

Protestë jo shaka! Gëlonte sheshi nga pjesëmarrja! Hë më ja lumsha, çunave! U furnizuan me karburant prej Lulit dhe të tjerëve dhe hyxhym përpara! Po për bela karburanti ka pasur ujë, se u ngeci makina në marsh tek malorja e ministrisë së Brendshme. E t’i hynë bunkerit, vërr topuz, ku të dhëmb e ku të djeg! Ja bën kurrizin më të butë nga barku! I dolën eshtrat prej hekuri, sa të dhimbsej. Ja kallën fllakën për shtatë palë qejfe. Ca propozuan të piqnin pica aty brenda, ca nga ata të grumbullimit të sakrapit kërkonin të merrnin në dorëzim hekurin, ca të tjerë festonin me flamurin e PD-së duke kënduar hip- hop. Festonin për kokërr të qejfit të tyre, sepse nuk shihej këmbë polici. Ishin bërë erë…, prej frikës! Ndërsa drejtuesit e protestës vendosën tërheqjen, dikush nga ata që ishin majë bunkerit pyeti me naivitet shokun e vet: “A thu’ ra qeveria?”

Share: