Home KRYESORE Ambasadorët paralajmërojnë: Jo dhunë ne proteste, policia të reagojë!

Ambasadorët paralajmërojnë: Jo dhunë ne proteste, policia të reagojë!

Sipas Top Channel dje është realizuar një takim i ambasadoreve amerikan, ambasadori francez, anglez, gjerman, numri 1 i BE-s në Tiranë Romana Vllahutin dhe ai i OSBE-s ku në fokus të takimit ka qene shqetësimi i përbashkët në lidhje me protestën e paralajmëruar të enjten nga opozita. Top Channel thote se ata u dakortësuan se çdo lloj dhune gjatë protestës është e papranueshme, ka theksuar i njëjti burim. Gjatë takimit mësohet se ambasadorët ranë dakord të inkurajonë policinë dhe forcat e sigurisë për të ndërmarrë vetëpërmbajtje maksimale gjatë protestës së ardhshme. Ata janë shprehur se partitë politikë dhe figurat e tyre udhëheqëse që organizojnë protesta në të cilat ka dhunë duhet të vihen përpara përgjegjësisë dhe të përballen me pasojat. Në mënyrë të veçantë çdo përpjekje përmes forcës për të ndaluar punën e Parlamentit do të shihet si një përpjekje e qëllimshme në nëpërkëmbjen e institucioneve demokratike dhe do të përbënte një vijë të kuqe të pakalueshme për këto vënde dhe organizata.

PS: Nuk ka asnjë reagim ne lidhje me këtë lajm nga ana e prezencës diplomatike te përmendur ne këtë lajm!

Share: