Home KRYESORE Ambasadori amerikan godet sërish: Asnjë gjyqtar i korruptuar në Drejtësi.

Ambasadori amerikan godet sërish: Asnjë gjyqtar i korruptuar në Drejtësi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie tha sot se ka ardhur koha që rastet e korrupsionit të gjykohen dhe ndëshkohen. Në tryezën ku u diskutua performanca dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike, ambasadori amerikan tha se ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit. – “Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit, por vetëm kjo nuk mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që është besuar ju duhet të mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë”, – ka thënë ai duke kërkuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qytetarët do të kenë besim te institucionet, raporton KosovaPress.

Share: