Home KRYESORE Ambasadori Karpushin: Nuk do te kete lufte me Turqine.

Ambasadori Karpushin: Nuk do te kete lufte me Turqine.

Ambasadori rus në vendin tonë, Alexander Karpushin, ka folur për rrëzimin e avionit rus dhe marrëdhëniet me Turqinë.

Ambasadori Karpushin tha se kjo ishte një pabesi, ndërsa e cilëson rrëzimin e avionit si “thikë pas shpine”. Por ambasadori rus thote se nuk do të ketë luftë me Turqinë, ndersa përmend masat e marra për raportet mes dy vendeve pas kësaj ngjarje.

Pavarësisht përmasave të dukshme të këtij problemi, nuk kemi parë sulme ndaj cisternave nga ana e koalicionit. Ky koalicion ka një vit e gjysmë në Siri që gjoja lufton kundër ISIS, por cisternat e autokolonave mbeten te paprekshme.

Forcat Ajrore të Rusisë nuk kanë ndërmend të dobësojnë sulmet e tyre ndaj ISIS. Ftoj të gjithe shtetet e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme. Ky akt është marrë nga shtet që ka interesa në rajon. Turqia nuk ka ndërmarrë asnjë akt drejt zbutjes së tensioneve.

Ankaraja nuk ka tentuar të na njoftojë urgjentisht për këtë ngjarje. Por Turqia thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO­s. Nuk kemi marrë asnjë ngushëllim nga Turqia deri më tani, dhe nuk na është kërkuar falje.

Arroganca e liderëve turk nuk e qetëson aspak situatës. Vetëm nëse kërkohet falje mund të normalizohen marrëdhëniet tona”, u shpreh ambasadori rus per News 24.

Te merkuren e ardhshme pritet te realizohet nje takim midis ministrit e jashtem rus dhe homologut turk ne Beograd.

Share: