Home I pakategorizuar “Amnesty International” verifikim perdorimit te forces kundrejt VV…

“Amnesty International” verifikim perdorimit te forces kundrejt VV…

Amnesty International, Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, lidhur me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë.

“Nga fotot dhe videot që kemi parë, duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj force politike, gjatë ditës së shtun딝, ka thënë Sian Jones, vezhgues i “Amnesty International”.

“Ne jemi në procesin e mbledhjes së informacioneve të mëtejshme, por i bëjmë thirrje Mekanizmit Parandalues Nacional të hapë menjëherë hetime mbi sjelljen e policisë, si dhe çdo akuzë individuale për keqtrajtime”, ka shtuar eksperti i AI, Jones.

Të shtunën në selinë e Vetëvendosjes pas ndrrhyrjes se forcave te policise kur edhe u arrestua deputeti Albin Kurti, në polici u shoqëruan mbi 90 zyrtarë dhe aktivistë. Lidhur me zhvillimet e së shtunës, Policia e Kosovës ka sqaruar se, të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë në koordinim me prokurorin.

Share: