Home KRYESORE Amnistia per te burgosurit dhe kriteret!

Amnistia per te burgosurit dhe kriteret!

Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë me ministrin e ri Ylli Manjani ka marre një nismë për përpilimin me një ligji për dhënie amnistie në burgje.

Ky ligj që pritet të finalizohet në fund të vitit 2015, përfshin një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet në vijim për tu amnistuar.

Ministrinë e Drejtësisë, mësohet se në ditët në vijim do vendosë për ngritjen e grupeve të punës për të përcaktuar dhe veprat penale që do amnistohen.

Deri tani nuk dihet me saktësi se cilat vepra penale do të amnistohen, për shkak se dhe projekti është në fazën fillestare të diskutimit. Lista me veprat penale pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do amnistojë dënimin e personave që momentalisht qëndrojnë të izoluar në rreth 17 burgje të vendit.

Kriteret për të lënë qelitë pritet të përfshijnë, të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 2 ose 3 vite burg për të vuajtur, personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në një datë të caktuar, raporton Shqiptarja.com.

Personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim; personat e dënuar me burgim, të cilëve u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë dhe të dënuarat femra, të cilat janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, të dënuarit meshkuj, që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, të dënuarit me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.

Në të gjitha këto raste përjashtohen të dënuarit për krime të rënda, si vrasje, trafik droge e shumë vepra të tjera penale të rënda.

Share: