Home KRYESORE Analisti amerikan: Kosova duhet te kete Ushtrine e saj sa me shpejt.

Analisti amerikan: Kosova duhet te kete Ushtrine e saj sa me shpejt.

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se Kosova duhet të nxitoje ne formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë se saj.
“Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull”, ka thënë Serwer në një intervistë në “RTK”-në në emisionin e Janusz Bugajski. Serwer ka folur edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale e cila sipas tij është një hap shumë i rëndë por i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas tij, është e rëndë për një shtet që të sjellë drejtësinë te dera për ushtarët e vet që supozohet se kanë kryer krime lufte. Por, Serwer në opinionin e tij la të kuptohet se një gjë që nuk e bën vet duhet ta bëjë dikush tjetër.
Ai ka përmendur shembullin e SHBA-ve për gjykime ndërkombëtare ndaj ushtarëve amerikanë në vendet tjera. Serwer ka shtuar se Gjykata Speciale nuk e delegjitimon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por përkundrazi siç tha ai fshehja e krimeve të supozuara e delegjitimon atë.
Serwer ka deklaruar se një gjë që dihet se në Kosovë janë vrarë përveç shqiptarëve edhe civilë serbë, andaj sipas analistit amerikan “mungesa e një përgjigje në pyetjen se kush i ka vrarë këta njerëz e delegjitimon UÇK-n딝. Ai shprehet i sigurt se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe pa shkëmbyer ambasadorët më Kosovën.
Share: