Home KRYESORE Andi Bejtja: ambasadoret nuk mund te vene pranga!

Andi Bejtja: ambasadoret nuk mund te vene pranga!

Analisti Andi Bejtja i cili sigurisht qe situaten politike e ka marre edhe personalisht pse i “djegur” prej saj, në një intervistë të gjatë për gazetën Sot, thotë se PS dhe LSI kanë diferenca në filozofinë e qeverisjes, çka mund të reflektohet në të ardhmen.

I pyetur nderkohe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Bejtja thotë se kryeministri nuk mund të çojë vendin në zgjedhje të reja pa pasur garanci për një shumicë absolute elektorale edhe pse mendon se ato do te vijne sipas tij  për shkak se ekonomia po kalon një lloj kolapsi.

Bejtja duke komentuar protagonizmin e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi,  thotë se përshëndet mesazhet e tyre, por thekson se ata nuk mund t’u vendosin pranga njerëzve dhe se ka dyshime se kjo reformë do përdoret nga Edi Rama  qe sipas Bejtjas - “i cili për të ashtuquajturat reforma është gati të shkelë edhe standardet dhe të tejkalojë edhe ligjet e vendit”.

Share: