Home KRYESORE Arta Dade: ministrat e akuzuar te japin llogari ne grupin parlamentar

Arta Dade: ministrat e akuzuar te japin llogari ne grupin parlamentar

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, një nga deputetet më me eksperiencë brenda kësaj force, por dhe në politikën shqiptare, ndjen keqardhje që në partinë e saj gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

E ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, deputetja Dade ka shprehur disa rezerva në lidhje me funksionimin e strukturave të PS-së.

Ndërsa në media por edhe brenda mazhorancës gëloi për një kohë të gjatë nëse duhen bërë ajo jo ndryshime në kabinetin qeveritar, deputetja Dade nuk i druhet ndryshimeve, e veçanërisht aty ku janë edhe “sulmet më të mëdha të opozitës”.

“Është gjëja më normale që kur ka sensibilizim të opinionit publik, nuk ka përse të mos ndërhyhet.

Kujtoj qeverisjen tonë 8-vjeçare, por ne si ministra të asaj kishim një ndroje dhe përgatitje kolosale kur dilnim para grupit tonë parlamentar, sepse ishim të detyruar të shpjegonim zbatimin e politikave në secilën ministri që drejtonim, dhe kjo nuk bëhet. Duhet kërkuar analizë nga të gjithë ministrat, grupi parlamentar duhet të ngrihet në nivelin e kryerjes së detyrës sonë si parlamentarë.

Unë besoj se kryeministri edhe kur është një moment që ministrat duhet të japin shpjegime, ai del dhe jep shpjegime vetë dhe ka një përpjekje për t’u paraprirë sulmeve të opozitës, por le të themi gjerat që nuk shkojn딝, theksoi deputetja socialiste.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade, e cila ka mbajtur një sërë detyrash të larta shtetërore dhe funksionesh në PS, rendit një sërë shqetësimesh.

Me gjithë përpjekjet që janë bërë dhe vështirësitë, dëshiroj që ministri i Shëndetësisë, i cili në debatin në Kuvend i tha zonjës Vokshi që do të kishin një proces gjyqësor se ishin të pavërteta ato që tha Vokshi… Unë e di që është një ministri me probleme, ka qenë gjithmonë, por edhe sikur kryeministri të mos ketë në mendje të bëj ndryshime përkatëse…Ministrat që janë atakuar më shumë kanë detyrim të vijnë të sqarojnë në grupin parlamentar se si qëndrojnë çështjet.

Unë besoj se sesionin tjetër parlamentar duhet ta nisim me këtë. Minimalja duhet të sqarohemi me grupin parlamentar që edhe kur mbrojmë qeverinë tonë, të jemi të bindur”, thotë Dade.

Sipas saj, Partia Socialiste ka dështuar me hartimin e listave të deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

“Është dështim me rastet e përfshirjes së elementëve që kanë krijuar probleme, dhe kjo është kosto për Partinë Socialiste. Ka tentativë për të promovuar njerëz që nuk i sjellin asgjë PS-s딝, tha deputetja.

Risia që solli kryeministri Rama se “ministrat duhet të lënë mandatin e deputetit” është bërë sipas zonjës Dade për t’i hapur rrugë futjes në politike të personave preferencialë të vendosur në lista në mënyrë arbitrare nga kryeministri.

Sistemi i ri zgjedhor na krijonte mundësi të kishim një grup me një numër më të lartë të grave në politikë, për të vendosur balancim edhe në nivel të profesionistëve. Kur vjen momenti për t’u hartuar listat, kjo i lihet arbitraritetit dhe vendimi që mori Kryeministri për të kërkuar dorëzimin e mandatit ministrave…nuk ka qenë në të njëjtën kohë dorëzimi i mandateve se ka pasur lidhje me preferencat në listë të personave që do të vijnë.

Di që i është kërkuar grave të japin dorëheqjen që të vijnë ata që erdhën në fund dhe që ikën me problematikat që kanë. Forcat politike duhet të kenë instrumente lidhur me përzgjedhjen, midis 3-4 kandidaturave vendos kryesia, por për fat të keq kjo nuk është zbatuar. Ka pasur një afirmimi të kryesisë, unë nuk kamë qenë në mbledhjen e kryesisë, por kam dyshuar nëse është bërë puna më e mir딝, ”“ tha deputetja Dade, njëherësh kryetare e Komisionit të Jashtëm.

Në lidhje me ndërtimet informale, Dade thotë se në disa raste kanë qenë vetë strukturat shtetërore të cilat kanë lejuar ndërtimet pa leje.

“Nuk mund të lirohen ndërtime pa leje në mes të Tiranës pranë parlamentit kur janë shembur të gjitha lokalet në breg të liqenit dhe është bërë një gjë e bukur në Pogradec. Janë lejuar nga strukturat e shteti, nuk mund të bashkëjetojmë me raste selektive të ndërtimeve pa leje. Unë jam e bindur që kryeministri i di dhe i njeh këto raste“, u shpreh Dade.

Deputetja socialiste Arta Dade, njëherësh anëtare e kryesisë së PS thotë se strukturat e kësaj force nuk kanë funksionuar, ndërsa shton se në grupin parlamentar ka persona pa përvojë.

Ajo tha se a Kongresi i Partisë Socialiste i cili u vendos të mbahej në Janar, nuk mund të shtyhej sipas dëshirave të koordinatorëve, “edhe sikur të jetë vetë propozim i Ramës” ”“ theksoi ajo.

Nëse vazhdojmë me të njëjtat praktika nuk ka kuptim as Kongresi. Unë dua të dëgjoj nga grupet e punës çfarë është bërë në këto muaj dhe pse lind e nevojshme të shtyhet Kongresi“, u shpreh Dade.

Share: